Zyrtari i Bujqësisë fton mediat për mëngjes pune, por ha petullat e sjella nga mami i gazetares së TVSH

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:00 05-12-2016 Zyrtari i Bujqësisë fton mediat për mëngjes pune, por ha petullat e sjella nga mami i gazetares së TVSH Ministri duke ngrene petulla

Mëngjesi i punës i ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti me gazetarët, nuk ka kaluar pa humor dhe hilaritet mes gazetarëve dhe zyrtarëve.

Kjo ka ndodhur kur në tavolinën e shtruar plot me prodhime “Made in Albania”, Melisa Shameti, gazetarja e TVSH-së, ka preferuar të nxjerrë në tavolinë petullat që mamaja ia kishte dhënë në mëngjes për t’i ngrënë në punë.

Pak nga gazetarët donin të provonin brioshet me krem e cokollatë vendosur në tavolinë. Të gjithë vrapuan për të ngrënë ndonjë prej petullave të mamit të Melisës.

Ai që bëri më shumë përshtypje, ishte Vojo Bregu, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, që në fakt, e mori qesen përpara, dhe i “përlau” petullat. Dhe në një tryezë me gazetarë, ky detaj nuk mund të mos binte në sy.

“Epo kjo pikë e zezë, të ftojnë për mëngjes pune…por vjen në aktivitet me bukë me vete, dhe këtë, ta hanë zyrtarët e Bujqësisë” ishte batuta që shkaktoi të qeshurat pa fund mes kolegëve.

pet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032009124755859
array(1) { ["section"]=> string(108) "zyrtari-i-bujqesise-fton-mediat-per-mengjes-pune-por-ha-petullat-e-sjella-nga-mami-i-gazetares-se-tvsh-61659" }