Zyrtari i lartë amerikan: Te dënohen zyrtarët e lartë të korruptuar

Publikuar tek: politike, më 16:10 18-01-2015 Zyrtari  i lartë amerikan:  Te dënohen zyrtarët e lartë  të korruptuar

“Ne dëshirojmë të shohim forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin. Dëshirojmë që të hapen raste ndaj zyrtarëve të lartë që angazhohen në korrupsion, qoftë duke u hetuar, apo duke u ndjekur penalisht dhe më pas nëse shpallen fajtor, të dënohen nga gjykata dhe të vuajnë dënimin. Ne do të donim të shihnim një gjë të tillë. E kemi parë këtë gjetiu në rajon, si p.sh, në Kroaci. Dhe them se kjo është vërtet e rëndësishme”.

 

Kështu ka deklaruar Drejtori për Cështjet  e Evropës Jug-Qëndrore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Tom Yazdgerd. I ftuar në emisionin e Janush Bugajskit, Tom Yazdgerd është treguar shumë i drejtpërdrejt duke përmendur edhe rastin e Kroacisë. Kujtojm se përpara se  të anëtarësohej në Bashkimin Europian, Kroacia denojë me burg ish kryeministrin Ivo Sanader për korrupsion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi: Deputeti i LSI-së Piro Kapurani debitor, 205 milionë lekë energji elektrike të papaguar
Llalla qarkore prokurorive të rretheve: Verifikoni kandidatët për 61 bashkitë »
Article Logic
Execution time: 0.023463010787964
array(1) { ["section"]=> string(126) "zyrtari-i-larte-amerikan-te-dalin-para-gjyqit-zyrtaret-e-larte-te-perfshire-ne-korrupsion-te-ndjekim-shembullin-e-kroacise-853" }