Zyrtari i lartë i SHBA takim me Thaçin: Duhet dialog me Serbinë

Publikuar tek: rajon, më 13:53 12-03-2018 Zyrtari i lartë i SHBA takim me Thaçin: Duhet dialog me Serbinë

Wess Mitchell dhe Presidenti Hashim Thaçi

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, është duke zhvilluar një konferencë për mediat në Kosovë me presidentin Hashim Thaçi.

Në qendër të diskutimeve janë marrëdhënia e Kosovës me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Mitchell është shprehur se mirëpret doalogun e Kosovës me Serbinë dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të thellohet. Sakaq, thaçi ka shtuar se Kosova është e angazhuar për të mbyllur demarkacionin me Malin e Zi.

Pas takimit më Thaçin, Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, do të takojë dhe kryeministrin Haradinaj, si dhe disa përfaqësues të tjerë të politikës.

Wess Mitchell mori postin e ndihmës sekretarit të Shtetit më 12 janar 2017 dhe ai është përgjegjës për marrëdhënie diplomatike me 50 vende në Evropë dhe Euroazi, NATO-n, BE-në dhe OSBE-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllen shkollat dhe universitetet në Kosovë, çfarë ka ndodhur
»
Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703
array(1) { ["section"]=> string(69) "zyrtari-i-larte-i-shba-takim-me-thacin-duhet-dialog-me-serbine-112993" }