Zyrtari i LSI, shok me Marvinin që u masakrua në mes të Tiranës: U vra për një karikues celulari! (MESAZHI PREKËS)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:31 01-08-2017 Zyrtari i LSI, shok me Marvinin që u masakrua në mes të Tiranës: U vra për një karikues celulari! (MESAZHI PREKËS)

Një letër-mesazh prekës ky i Klevi Pojanës, nënkryetarit të LRI i cili thotë se ditën e sotme ia prishi mbrëmja e djeshme ku mbeti i masakruar me thikë një 22 vjeçar, Marvin Mihali.

Ngjarja ka tronditur mbarë opionionin publik edhe për shkak të arsyeve banale që çuan në vrasjen e të riut në mes të Tiranës. Pojana rrëfen se me Marvinin kanë qenë moshatarë dhe nxënës në klasa paralele te gjimnazi “Partizani”.

“Një 22 vjeçar u vra, nga disa te rinj që në rastin më të mire s’e dinë se cfarë kanë bërë, për një karikues celulari!” shkruan Pojana.

MESAZHI I KLEVI POJANËS:

Ditën sot ma prishi mbremja e djeshme

Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!

Me Marvin pervec moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin 'Partizani' ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele!

I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!

Nje 22 vjecar u vra, nga disa te rinje qe ne rastin me te mire se dine se cfare kane bere, per nje karikues celulari!

Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!

Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante!

Vrasesit u kapen ne kohe rekord! 
Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij! 
Por panvaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!
Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle! 
Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!
Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!

Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!
Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!

E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mëngjes tragjik për moderatoren shqiptare: Pusho në paqe dritë! Të dua shumë...
S’duron më Neda: Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap »
Article Logic
Execution time: 0.023761987686157
array(1) { ["section"]=> string(115) "zyrtari-i-lsi-shok-me-marvinin-qe-u-masakrua-ne-mes-te-tiranes-u-vra-per-nje-karikues-celulari-mesazhi-prekes-87988" }