Zyrtari i LSI sulmon Ramën: Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme se nuk të dhemb që vendi digjet

Publikuar tek: politike, më 09:25 06-08-2017 Zyrtari i LSI sulmon Ramën: Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme se nuk të dhemb që vendi digjet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, vazhdon të sulmojë kryeministrin Edi Rama për faktin që ende nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht se Shqipëria po digjet nga zjarret.

“Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme se nuk i dhemb që vendi digjet”, thotë Vasili në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTË:

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.
Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.
E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:
Shqipërinë të djegur të tjerat....do t'i marrë sigurisht me vete dhe për vete....

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prestigjozja britanike i “nxjerr bojën” Ramës: U thotë shqiptarëve "mirmëngjes" me artikuj të paguar në mediat e huaja
Zhduken byzylykët e mbikqyrjes së të dënuarve, Bardhi ultimatum kompanisë: Më sillni pajisjet, keni 72 orë kohë »
Article Logic
Execution time: 0.0042321681976318
array(1) { ["section"]=> string(102) "zyrtari-i-lsi-sulmon-ramen-nuk-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme-se-nuk-te-dhemb-qe-vendi-digjet-88379" }