Zyrtari i ministrisë së Ekonomisë: "Po na shajnë me dy turne, në pamundësi tjetër... duhet të iki unë" (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:41 31-03-2017 Zyrtari i ministrisë së Ekonomisë:

Ylli Dylgjeri, pjesë e stafit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipermarrjes sjell një histori njerëzore. Një “i këputur ekonomikisht” siç e cilëson Dylgjeri, thërret e shan pafund politikën ndërsa çdo ditë i thërret te dritarja “poshtë ky e poshtë ai”.

“Nuk mund të punohet. Ndaj duhet larguar ose...në pamundësi tjeter duhet të iki unë”, shkruan zyrtari i ekonomisë, që me ç’duket po e përjeton shumë këtë situatë.

REAGIMI I PLOTË I Ylli Dylgjerit:

"Po na shajnë me dy turne !

Poshtë Qeveria, O hajdutë, etj, etj.

Kështu më thërret në dritare ky njeri i mjerë, në foton e botuar më poshtë.Thërret e nuk pushon me orë të tëra. I këputur ekonomikisht, del çdo mëngjez në trotuarin e kryqezimi të Ministrisë se Ekonomisë me bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Thërret e shan pa fund politikën. Dikush i hedh

një qindarke, e një tjetër diçka nga torba e pazarit. Here pas here i hedh dhe unë ndonjë lek. Më shumë për ta larguar nga dritarja pranë zyrës.

Por është e kotë...E shoh se vetem me të sharrë e nxjerr të keqen, e njëherësh mban edhe frymën gjallë.

Por...nuk durohet çdo ditë një zë në dritare që thërret: Poshtë Ky, e poshtë Ai! Nuk mund të punohet. Ndaj duhet larguar ose...në pamundësi tjeter duhet të iki unë. Një ditë, para 6 muajve, dola jashtë zyre dhe i fola me zë të larte:

Largohu! Mos të dëgjoj më të zesh me gojë Qeverinë! Atë ditë iku me kokën ulur. Por kur u kthye të nesërmen ndodhi e papritura. Kishte ndruar skenarin. Deri në orën 16.30 shau mbarë e prapë PS-në, e sapo u largova unë nga zyra, vazhdoi të shante LSI-në. Shan e lyp me dy turne, duke i ndruar personazhet e politikës - thash me vete. Facebook nuk ka. Do te shfryjë diku.

Kësaj pune i ka pare hajrin. Edhe te ardhurat siç duket janë më të mëdha.

Po na shajnë me dy turne..! Dhimbje."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026221990585327
array(1) { ["section"]=> string(109) "zyrtari-i-ministrise-se-ekonomise-po-na-shajne-me-dy-turne-ne-pamundesi-tjeter-duhet-te-iki-une-e-plote-73694" }