Zyrtarizimi i kandidatëve, Balla: Në Elbasan Qazim Sejdini, për Peqinin negociata me PDIU-në

Publikuar tek: politike, më 11:22 10-04-2015 Zyrtarizimi i kandidatëve, Balla: Në Elbasan Qazim Sejdini, për Peqinin negociata me PDIU-në Taulant Balla

Deputeti Taulant Balla konfirmon emrin e Qazim Sejdinit për bashkinë e Elbasanit dhe deklaron se për bashkinë e Peqinit po negociohet për një kandidat të përbashkët me PDIU-në. Ende nuk është vendosur për Gramshin.

“Pas një procesi të gjatë që ka filluar pikë së pari, bashkuar me një konsultë të shoq civile. Të propozohen disa emra shumë të mirë fitues. Z.Qazim Sejdini i cili reflekton një mirëadministrim lokal dhe është një model Iiqeverisjes lokale që na garanton që të dalim para qytetarëve të Elbasanit me një kandidaturë shumë fituese. Në dy vitet e PS në qeverisje është një model shumë i mirë i projekteve të reja që kanë garantuar . Për bashkinë Librazhd Kastriot Gurra, një jurist shumë I zoti drejtues i ALUIZNI në Librazhd, që ka treguar për t’i dhënë bashkisë një drejtim të ri. Bashkia Gramsh ne do të vazhdojmë edhe për dy tre ditë do vazhdojmë një process të thellë konsultimi. Një njësi shumë e rëndësishme është bashkia Belsh ku jam shumë krenar të konstatoj pas një konsultimi shumë të mirë kemi konkluduar ta fitojmë me një kandidaturë të sprovuar pasi ka një eksperiencë Arif Tafani, i cili vite më parë drejtoi bashkinë Belsh. Për bashkinë Peqin ne jemi në process shumë të mirë konsultimi me PDIU-në, prej të cilëve presim propozimin e tyre. Është proces konsultativ, vjen propozimi prej tyre dhe përmes një procesi shumë të hapur konsultues, konkludojmë në kandidaturën fituese. Z.Sejdini është modeli më i mirë i qeverisjes lokale dhe ka mbështetjen e plotë”, deklaroi Balla, pas mbledhjes në PS.

Konfirmohen nga deputeti Blendi Klosi tre emra për kandidatët e PS-së në Durrës, Fushë-Krujë e Shijak. “Për këto tre emra ne mendojmë se janë fitues, për Durrësin kryetari aktual Vangjush Dako, për Krujën deputetin e Parlamentit Artur Bushi, për Bashkinë e Shijakut, Adrian Kokomani. “, deklaroi deputeti Blendi Klosi, njëkohësisht edhe një nga kandidatët e lakuar për Bashkinë e Tiranës.

I pyetur për Bashkinë e Shijakut nëse kanë rënë dakord me PDIU-në, pasi ky aleat i tyre ka patur pretendime për këtë bashki, Klosi tha se do t’a vendosin emrin e Kokomanit në tryeze për diskutim, por mendon se do ketë mbështetje nga PDIU. “Këto janë emrat që do të paraqesë forca jonë politike në tryezën e aleatëve por mendojmë se do të kemi një mbështetje maksimale për këto tre emra.”, tha më tej Klosi.

Emri surprizë i kandidatit të  PS-së është për Bashkinë Tropojë. Ai do të jetë Rexh Byberi, i cili ka qenë nënkryetar i PD-së së Tropojës, por tashmë do të kandidojë për PS-në. "Në 25 vite ka lëvizje të mëdha dhe njerëzit  nuk qëndrojnë fiks në mendimet e tyre.", komentoi deputeti Shkëlqim Cani për kandidaturën e Byberit.

Deputetja Mimoza Hafizi deklaroi se janë bërë nga ta 5 propozime. Për bashkinë Shkodër është propozuar Keti Bazhdari, për bashkinë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, për bashkinë Pukë Rustem Struka, për Vaun e Dejës Gjok Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci. Cani deklaroi se për Dibrën do të jetë Shukri Xhelili, për Klosin Valbona Kola, për Hasin Adem Lala, për Matin Adelina Farici dhe për Tropojën Rexh Byberi.

"Ne e shohim në një perspektivë më të gjerë. Një fjalë është reformë territoriale por në fakt është një reformë që prek jetën. Duhet të sjellë një përmbysje të çështjeve të mentalitetit. Duam të vëmë njerëz që do të marrin mbi supe për të sjellë refomë rrënjësore. Do ndërrojnë infrastrukturën. Ne si qeveri javës tjetër do kalojmë ligjin për rrugën e Arbrit pra që është një lëvizje e madhe për qarkun e Dibrës.Tashmë këta janë kandidatët zyrtarë të PS. Unë nuk e di se cili është termi debat. Nuk është se këta kandidatë I patëm ne në xhep dhe i nxorrëm ne në listë. Kanë ardhur nga baza, janë diskutuar. Doemos që janë diskutuar në parti. Është diskutuar survey, kanë qenë disa kandidatë dhe janë seleksionuar dora-dorës. ", deklaroi Cani.

Emri për Tiranën ende nuk është zyrtarizuar me Erjon Veliajt, Blendi Klosit dhe Lindita NIkollës por gjasat më të mëdha mbeten për Veliajn. Përballë Veliajt, kandidati më potencial nga PD-ja për Tiranën është Grida Duma. Kurse kandidat i pavarur është Gjergj Bojaxhi.

Emri i Bazhdarit për Shkodrën është zyrtarizuar herët. Ditë më parë, Bazhdari ka marrë publikisht edhe mbështetjen e LSI-së, ku Meta gjatë një vizite në Shkodër e prezantoi atë edhe tek strukturat e LSI-së në qytetin verior. Një propozim i PD-së për Shkodrën, ardhur nga Mesila Doda është Voltana Ademi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve, Braçe: Në Fier Armando Subashi, për Lushnjen Fatos Tushe
Blushi-Ramës: Me këta kandidatë e tolerimet ndaj aleatëve rrezikojmë zgjedhjet në 2017, Rama: Emrat nga baza »
Article Logic
Execution time: 0.023195028305054
array(1) { ["section"]=> string(94) "zyrtarizimi-i-kandidateve-balla-ne-elbasan-qazim-sejdini-per-peqinin-negociata-me-pdiu-ne-8340" }