Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberti Jaçe

Publikuar tek: politike, më 09:14 15-04-2015 Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberti Jaçe Tërmet Peçi dhe Gilberto Jaçe

Zyrtarizohen edhe pesë kandidatë të tjerë nga Partia Socialiste për bashkitë e Tepelenës, Përmetit, Libohovës, Memaliajt dhe Këlcyrës. Ata do të jenë Tërmet Peçi, Gilberto Jaçe, Luiza Mandi, Durim Roshi dhe Klement Ndoni.

Deputeti socialist i qarkut Gjirokastër Arben Ahmetaj sapo bëri publik emrat e tyre.

“Partia Socialiste do t’i propozojë maxhorancës për bashkitë këta kandidatë” Bashkia Libohovë Luiza Mandi, bashkia Tepelenë Tërmet Peçi, bashkia Memaliaj Durim Roshi, bashkia Përmet Gilberto Jaçe, bashkia Këlcyrë Klement Ndoni’’, deklaroi Ahmetaj.

Më herët PS-ja zyrtarizoi edhe tre kandidatët për zgjedhjet në bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Sarandës. Ata do të jenë Dritan Leli, Gjergj Goro dhe Floriana Koka. Komunikimi publik për këto kandidatura u bë nga deputetja Valentina Leskaj, e cila tha se janë bërë testime, konsultime dhe sondazhe deri në nxjerrjen e këtyre kandidatëve.

“U vendos që t’i propozohet tryezës mjekun Dritan Leli, për bashkinë e Sarandës Floriana Koka dhe për Himarën Gjergj Goro. Janë bërë testime, konsultime dhe sondazhe.”, deklaroi Leskaj.

Mbetet tashmë që PS-ja të zyrtarizojë kandidatin për bashkinë e Tiranës, për të cilën po përflitet se do të jetë Erjon Veliaj, pas sondazheve e diskutimeve në PS. Rama është duke zhvilluar ende takime në PS me deputetët e Tiranës dhe Gjirokastrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma nën siglën e PD-së do kandidojë në Durrës, Halim Kosova në Tiranë
PD zyrtarizon Enkeled Alibeajn në Fier, garon kundër Subashit »
Article Logic
Execution time: 0.026519060134888
array(1) { ["section"]=> string(94) "zyrtarizimi-i-kandidateve-ne-ps-ahmetaj-per-tepelenen-termet-peci-ne-permet-gilberti-jace-8758" }