Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Leskaj: Për Vlorën Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka

Publikuar tek: politike, më 08:47 15-04-2015 Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Leskaj: Për Vlorën Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka Dritan Leli dhe Floriana Koka

Zyrtarizohen edhe tre kandidatë të tjerë në Partinë Socialiste për zgjedhjet në bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Sarandës. Ata do të jenë Dritan Leli, Gjergj Goro dhe Floriana Koka. Komunikimi publik për këto kandidatura u bë nga deputetja Valentina Leskaj, e cila tha se janë bërë testime, konsultime dhe sondazhe deri në nxjerrjen e këtyre kandidatëve.

“U vendos që t’i propozohet tryezës mjekun Dritan Leli, për bashkinë e Sarandës Floriana Koka dhe për Himarën Gjergj Goro. Janë bërë testime, konsultime dhe sondazhe.”, deklaroi Leskaj.

Mbetet tashmë që PS-ja të zyrtarizojë kandidatin për bashkinë e Tiranës, për të cilën po përflitet se do të jetë Erjon Veliaj, pas sondazheve e diskutimeve në PS. Rama është duke zhvilluar ende takime në PS me deputetët e Tiranës dhe Gjirokastrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyka-Ramës: Pse s’ u ankove për anglishten time kur pyeta Maja Koçijançiç?
Selami përplaset me Daçiç në OSBE, i kërkon të pranojë Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.20542478561401
array(1) { ["section"]=> string(91) "zyrtarizimi-i-kandidateve-ne-ps-leskaj-per-vloren-dritan-leli-ne-sarande-floriana-koka-8750" }