Zyrtarizimi i kandidatëve, Rama takim me deputetët e kandidatët e qarqeve

Publikuar tek: politike, më 08:48 10-04-2015 Zyrtarizimi i kandidatëve, Rama takim me deputetët e kandidatët e qarqeve Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot disa takime me deputetët dhe kandidatët e PS-së në qarqe për të folur në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen pas rreth 2 muajsh e gjysmë, formalizimin e emrave finalë për kandidatë si dhe organizimet që duhet të bëjë PS-ja.

Takimi i parë do të realizohet me deputetët dhe kandidatët e qarqeve të Shkodrës dhe Durrësit, ku janë finalizuar dy emrat për bashkitë: Keti Bazhdari dhe Vangjush Dako. Më pas Rama do të vazhdojë takimet me deputetë të qarqeve të tjera.

Emri për Tiranën ende nuk është zyrtarizuar me Erjon Veliajt, Blendi Klosit dhe Lindita NIkollës por gjasat më të mëdha mbeten për Veliajn. Përballë Veliajt, kandidati më potencial nga PD-ja për Tiranën është Grida Duma. Kurse kandidat i pavarur është Gjergj Bojaxhi.

Kurse emri I Bazhdarit për Shkodrën është zyrtarizuar. Ditë më parë, Bazhdari ka marrë publikisht edhe mbështetjen e LSI-së, ku Meta gjatë një vizite në Shkodër e prezantoi atë edhe tek strukturat e LSI-së në qytetin verior. Një propozim i PD-së për Shkodrën, ardhur nga Mesila Doda është Voltana Ademi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëvizjet, Antoneta Dhima dhe Bujar Çela zëvendësojnë Subashin e Bufin në Parlament
Zyrtarizimi i kandidatëve/ PS kandidon në Tropojë ish-nënkryetarin e PD-së Rexh Byberi »
Article Logic
Execution time: 0.023066997528076
array(1) { ["section"]=> string(77) "zyrtarizimi-i-kandidateve-rama-takim-me-deputetet-e-kandidatet-e-qarqeve-8316" }