Zyrtarizimi i kandidatëve/ Rama takim me deputetët e qarqeve, Hafizi: Propozuam 5 kandidatët për veriun

Publikuar tek: politike, më 09:35 10-04-2015 Zyrtarizimi i kandidatëve/ Rama takim me deputetët e qarqeve, Hafizi: Propozuam 5 kandidatët për veriun Edi Rama

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e Shkodrës për kandidaturat në zgjedhjet e 21 qershorit. Deputetja Mimoza Hafizi deklaroi se janë bërë nga ta 5 propozime. Pë bashkinë Shkodër është propozuar Keti Bazhdari, për bashkinë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, për bashkinë Pukë Rustem Struka, për Vaun e Dejës Gjok Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci. Mbetet që PS-ja të vendosë për emrat finalë për Pukën , Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, Fushë-Arrëzin pasi pë Shkodrën është e vendosur që do të jetë Bazhdari.

Pas këtij takimi Rama do të zhvillojë sot edhe disa takime me deputetët dhe kandidatët e PS-së në qarqe të tjera për të folur në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen pas rreth 2 muajsh e gjysmë, formalizimin e emrave finalë për kandidatë si dhe organizimet që duhet të bëjë PS-ja.

Emri për Tiranën ende nuk është zyrtarizuar me Erjon Veliajt, Blendi Klosit dhe Lindita NIkollës por gjasat më të mëdha mbeten për Veliajn. Përballë Veliajt, kandidati më potencial nga PD-ja për Tiranën është Grida Duma. Kurse kandidat i pavarur është Gjergj Bojaxhi.

Emri i Bazhdarit për Shkodrën është zyrtarizuar. Ditë më parë, Bazhdari ka marrë publikisht edhe mbështetjen e LSI-së, ku Meta gjatë një vizite në Shkodër e prezantoi atë edhe tek strukturat e LSI-së në qytetin verior. Një propozim i PD-së për Shkodrën, ardhur nga Mesila Doda është Voltana Ademi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet e vërteta e sherrit tek Ligjet, batutat për bixhozin që ndezën ‘’zjarrin’’
LSI zyrtarizon 3 kandidate femra, Gjosha: Në Gjirokastër Zamira Rami, për Pogradecin Diana Mile »
Article Logic
Execution time: 0.024689912796021
array(1) { ["section"]=> string(105) "zyrtarizimi-i-kandidateve-rama-takim-me-deputetet-e-qarqeve-hafizi-propozuam-5-kandidatet-per-veriun-8323" }