Zyrtarizimi i Kandidaturave në PD, në Lushnje do kandidojë Darien Xhindole

Publikuar tek: politike, më 08:36 13-04-2015 Zyrtarizimi i Kandidaturave në PD, në Lushnje do kandidojë Darien Xhindole Darien Xhindole

Darien Xhindole do të jetë përballë Fatos Tushes. Këto janë dy kandidaturat kryesore për Bashkinë e Lushnjes, nga PD-ja dhe PS-ja.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Xhindoles është bërë sot nga Partia Demokratike, por djali i ish-deputetit Mevlan Xhindole kishte kohë që përflitej për këtë kandidim. Zyrtarizimi i rikandidimit të Tushes është bërë ditë më parë, në një deklaratë të deputetit Erjon Braçe.

Ditën e djeshme PD zyrtarizoi edhe kandidaturën për Divjakën, Peqinin, Belshin dhe Pukën dhe Klosin. Për Bashkinë e Divjakës do të kandidojë nën siglën e PD Irakli Gorea dhe për Bashkinë Belsh është zyrtarizuar kandidati Asqeri Kuqja.

Albert Kreçi do të jetë kandidati i PD në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për bashkinë e Peqinit. Kreçi është aktualisht kryetar i komunës Pajovë ndërkohë që rivaliteti pritet të jetë i fortë me kandidatin e përfolur nga e majta Sajmir Hasallën, i cili vjen si propozim i PDIU.  Për Bashkinë e Pukës kandidatura zyrtare e PD është Rrok Doda i cili gjithashtu, aktualisht është kryetar komune në Iballë.  Ndërsa për Bashkinë e Burrelit emri që vjen zyrtarisht nga PD është Nezir Rizvani. Basir Çupa është kandidatura tjetër që vjen nga ana e PD për Bashkinë e Klosit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Sulmi ndaj Ramës krim pasioni. Balla: Mos qesh me kunatin e vdekur
Administrata punon me rrjetet sociale, e tregon kjo selfie nga MPJ në këtë ditë të rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.02322793006897
array(1) { ["section"]=> string(78) "zyrtarizimi-i-kandidaturave-ne-pd-ne-lushnje-do-kandidoje-darien-xhindole-8533" }