Zyrtarizohet sot kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova

Publikuar tek: politike, më 11:51 15-04-2015 Zyrtarizohet sot kandidati i PD-së për Tiranën,  Halim Kosova Halim Kosova

Halim Kosova do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Burime për Newsbomb.al thonë se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të bëhet nga kreu i PD-së Lulzim Basha sot pasdite në kryeqytet. Kosova është përfolur gjatë këtyre ditëve pë kandidim në bashki, bashkë me Grida Dumën që sot u zyrtarizua për bashkinë Durrës. Kosova deri më tani ka përballë vetëm kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, pasi PS-ja ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj që me shumë gjasa do jetë Erjon Veliaj. 

 

Në një mbledhje të orëve të fundit mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike vendosi se cilët do të jenë kandidatët për bashkinë e Durrësit dhe atë të Tiranës. Grida Duma nuk do të kandidojë për Tiranën, por për Durrësin. Kurse bashkinë e Tiranës, PD-ja ia ka besuar Halim Kosovës.

Ky vendim është marrë pas disa sondazheve të kryera, ku në Durrës është shfaqur bindshëm mbështetja për Dumën, e cila do të jetë përballë kandidatit socialist Vangjush Dakos, ndërsa në Tiranë ka marrë një mbështetje më të gjerë Halim Kosova.

Kosova është mjek i njohur duke mbajtur edhe postin e drejtorit të Maternitetit ''Mbretëresha Geraldinë''. Ai ka qenë edhe ministër Shëndetësie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Çështja Zhiti"/ Nishani: Rama më ka fyer në telefon
Lame-Guri-Brojka/ Sazani: Lame, të vije në protestë për pallatin e Digës. Lame: Vij para gjykatës »
Article Logic
Execution time: 0.021730899810791
array(1) { ["section"]=> string(64) "zyrtarizohet-sot-kandidati-i-pd-se-per-tiranen-halim-kosova-8783" }