Zyrtarja e FSHF kundër “reklamimit” të ritualeve fetare në rrjetet sociale: Abuzim dhe marketing

Publikuar tek: sport, më 20:13 10-12-2016 Zyrtarja e FSHF kundër “reklamimit” të ritualeve fetare në rrjetet sociale: Abuzim dhe marketing

Në një status të postuar në “Facebook”, Drejtoresha e Marrëdhënieve me mediat në FSHF, Jona Dervishi ka reaguar ndaj postimeve të ritualeve fetare në rrjetet sociale.

Ajo ka shprehur indinjatën e saj për të gjitha rastet e publikuara, që sipas saj nuk janë aspak normale, duke e cilësuar si ekzagjerim dhe deri diku abuzim.

Jona pranon se edhe vetë është besimtare dhe se poston shpesh herë citime fetare, por nuk i duket etike shfaqja e momenteve te faljeve apo ritualeve fetare në “Facebook”.

Në fund, zëdhënësja e FSHF-së shprehet se feja është diçka hyjnore mes njeriut dhe asaj çka ai beson, por publikimi i ritualeve në rrjetet sociale është bërë margeting dhe kjo sipas saj nuk është aspak pozitive.

Screenshot_16.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ftohti i tmerrshëm në Kukës, lojtarët e Flamurtarit flenë me xhupa dhe kapuçë në hotel
Ja si duket stadiumi i Flamurtarit në mbrëmje, fasada i ngjan “Allianz Arena-s” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022162914276123
array(1) { ["section"]=> string(99) "zyrtarja-e-fshf-kunder-reklamimit-te-ritualeve-fetare-ne-rrjetet-sociale-abuzim-dhe-marketing-62263" }