Zyrtarja e Kulturës: ILDKP gënjen, Kumbaro e ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë

Publikuar tek: politike, më 19:59 18-04-2015 Zyrtarja e Kulturës: ILDKP gënjen, Kumbaro e ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë Faksimile e shkresave te ministrise se Kultures per deklaraten e pasurise se Kumbaros

Zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Ornela Cikuli deklaron se ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është gjobitur kot nga ILDKPKI, pasi të gjitha dokumentet për pasurinë e saj janë dorëzuar në kohë pranë këtij institucioni. 

Cikuli, publikon edhe shkresën që i ka dorëzuar këtij institucioni, madje edhe protokollin e shërbimit me datën e saktë.

“Si autoritet përgjegjës për ministrinë e Kulturës, në ILDKP që prej vitit 2006, ndjej përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për lajmin se Ministrja e Kulturës zonja Mirela Kumbaro Furxhi dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Kulturës, nuk kanë deklaruar pasurinë dhe janë gjobitur. Duke marrë parasysh dëmin public që i është shkaktuar kolegëve, ndjej detyrimin moral të deklaroj që dorëzimi i formularëve është bërë Brenda afateve ligjore. Fotografitë tregojnë shkresën zyrtare të dorëzimit të formularit dhe librin e postës dorëzuar që në datën 27 mars për ministren”, thotë Cikuli.

Pak ditë më parë ILDKP njoftoi se janë penalizuar dhe dënuar me gjobë disa funksionarë të cilët nuk kanë dorëzuar në kohë deklaratat e tyre të pasurisë. Mes tyre ishte emri i deputetit Tom Doshi, aktualisht në arrest shtëpie, si dhe emri i ministres Mirela Kumbaro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Selami përplaset me Daçiç në OSBE, i kërkon të pranojë Kosovën
Putin super-paradë ushtarake për LIIB, Shqipëria: Nuk shkojmë. Serbët marshojnë në Moskë »
Article Logic
Execution time: 0.0042910575866699
array(1) { ["section"]=> string(89) "zyrtarja-e-kultures-ildkp-genjen-kumbaro-e-ka-dorezuar-ne-kohe-deklaraten-e-pasurise-9124" }