007 Daniel Craig i nënshtrohet operacionit, ndërpret xhirimet e Spektër, si James Bond

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:31 05-04-2015 007 Daniel Craig i nënshtrohet operacionit, ndërpret xhirimet e Spektër, si James Bond Daniel Craig gjate skenave te xhirimit te filmit

Daniel Craig iu nënshtrua një operacioni në gju ndërkohë që u dëmtua kur filmonte skena aksioni për filmin e ri me personazh James Bond “Spektër”. 007 Craig, 47 vjeçar ishte duke filmuar në Meksikë përpara se të kthehej në Nju Jork në fundjavë, ku do ti nënshtrohej edhe ndërhyrjes. 

Një zëdhënës i Eon Production tha se ai do të ribashkohet në skenën e xhirimeve në 22 prill. Raportimet se Craig ishte detyruar të linte xhirimet për disa ditë, ishin false.

Daniel Craig dhe drejtori Sam Mendes vijnë pas suksesit të filmit Skyfall, me të cilin arritën të rrisnin fitimet me 737 milionë paund në të gjithë botën. Filmi Spektër besohet se do të dalë në kinematë botërore në 6 nëntor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023975133895874
array(1) { ["section"]=> string(89) "007-daniel-craig-i-nenshtrohet-operacionit-nderpret-xhirimet-e-spekter-si-james-bond-7874" }