1.15 miliard euro donacione, Kryemadhi i 'ngrin' buzëqeshjen Ramës: Mbaroi entuziazmi, borxhi do paguhet nga shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 11:16 18-02-2020 1.15 miliard euro donacione, Kryemadhi i 'ngrin' buzëqeshjen Ramës: Mbaroi entuziazmi, borxhi do paguhet nga shqiptarët

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliard euro donacione dhe financime për Shqipërinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi gjatë një konference për shtyp ndërsa ka falenderuar të gjitha shtetet që kanë kontribuar thekson se takimi i djeshëm tregoi se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve.

Sipas kryetares së LSI tashmë entuziazmi duhet të marrë fund dhe të fillojë përgjegjësia e qeverisë, për ndërtimin e banesave të familjeve të dëmtuara, pasi lekët e 'borxhit' do paguhen nga shqiptarët.

"Notat e entuziazmit mbaruan por duhet të fillojë përgjegjësia e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër sigurisht se buzëqeshja e kryeministrit tonë ishte shumë e madhe se prej vitesh kërkon të marrë kredi në banka ndërkombëtare", tha Kryemadhi.

Ndërkaq ajo shton se duhet të ngrihet një institucion monitorimi për fondet pasi sipas Kryemadhit besimi i shqiptarëve te qeveria ka humbur.

“Takimi  djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve. Madje janë aty për të ndihmuar. Notat e entuziazmit mbaruan por duhet të fillojë përgjegjësia e qeverisë shqiptare.

Ajo që është deklaruar dje eshte se për shqiptarët do të shkojnë 250 mijë euro. Të ndërtohen sa më shpejt shtëpitë e tyre që jo ti kapë dimri i vitit tjetër por ata të hyjnë të lumtur në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër sigurisht se buzëqeshja e kryeministrit tonë ishte shumë e madhe se prej vitesh kërkon të marrë kredi në banka ndërkombëtare. Kishim rreth 85 milionë euro që ishin në formë borxhi të cilat do ti paguajnë taksat e shqiptareve, te fëmijëve tanë.

Prandaj duhet të kemi një institucion monitorimi me ekspertë për ta ndjekur sepse besimi i shqiptarëve te qeveria ka humbur.

SHBA do të krijojë një akademi, të quajtur akademia e transparencës. Që tregon shumë qartë atë çka është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët që paratë e tyre kanë vajtur në xhepat e rilindjes.

Dua të falenderoj dhe njëherë të gjithë donatorët të gjithë shtetet dhe popujt miq të cilët treguan dhe njëherë se në ditë të vështira ata i qëndrojnë pranë shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010035991668701
array(1) { ["section"]=> string(121) "1-15-miliard-euro-donacione-kryemadhi-i-ngrin-buzeqeshjen-rames-mbaroi-entuziazmi-borxhi-do-paguhet-nga-shqiptaret-195601" }