1.15 miliard euro nga Konferenca e Donatorëve, ja si ndahen paratë e mbledhura

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 21-02-2020 1.15 miliard euro nga Konferenca e Donatorëve, ja si ndahen paratë e mbledhura

Më 17 shkurt 2020, u mbajt në Bruksel Konferenca e Donatorëve për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

 

Në konferencë u arrit të mblidhen plot 1.15 miliard euro nga donacionet dhe kreditë e dhëna nga 100 shtete dhe organizata.

Por nga kjo shumë ,295 milionë euro u zotuan në formën e granteve dhe 853 milion euro si kredi. Pra, Shqipëria ka një borxh për të paguar me 853 milionë euro që do të duhen vite që të paguhet.

Jepen të dhëna zyrtare për disa shtetet që kanë dhuruar grante dhe kredi.

Franca ka dhënë 1 mln euro grante dhe 60 mln euro kredi.

Italia ka dhënë 5 mln euro grante dhe 86 mln euro kredi.

Katari ka dhënë 4.6 mln euro Grante

Holanda 3 mln euro grante

Vendet e BE, KE dhe Banka e Europës ka dhënë 154.3 mln euro grante Emiratet e Bashkuara Arabe 70 mln euro grante për Shqipërinë.

87077997_2539413166332008_7834406804766326784_n.jpg

87450369_797409504091193_2536215425654456320_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077469348907471
array(1) { ["section"]=> string(84) "1-15-miliard-euro-nga-konferenca-e-donatoreve-ja-si-ndahen-parate-e-mbledhura-195968" }