‘1,3 miliardë euro të bizneseve shqiptare investohen në Maqedoninë e Veriut', Tabaku: PD do ta kthejë vendin në normalitet dhe konkurim

Publikuar tek: politike, më 11:38 09-08-2020 ‘1,3 miliardë euro të bizneseve shqiptare investohen në Maqedoninë e Veriut', Tabaku: PD do ta kthejë vendin në normalitet dhe konkurim

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë duke thënë se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në  Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në ‘facebook’, Tabaku shkruan se kjo vjen si pasojë e taksave dhe tarifave, si dhe akuzon qeverinë Rama që vjedh me PPP-të korruptive.

Ndër të tjera Tabaku shkruan se bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i Partisë Demokratik ka objektiv pikërisht këtë.

Postimi i plotë i Tabakut:

Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.

Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së.

Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë.

Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1 vjecar për inspektoriatet si dhe lehtesimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ti japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë.

Njoftimi policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave në formë dozash.

Sekuestrohen 24 doza kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj, Lushnjë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qera në fshatin Krutje të Lushnjes, gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012380123138428
array(1) { ["section"]=> string(138) "1-3-miliarde-euro-te-bizneseve-shqiptare-investohen-ne-maqedonine-e-veriut-tabaku-pd-do-ta-ktheje-vendin-ne-normalitet-dhe-konkurim-216564" }