1.3 ton kokainë në Maqedoni, dalin EMRAT: Kush janë dy vëllezërit shqiptar të arrestuar, kishin porositur ngarkesën në Kolumbi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:34 19-02-2020 1.3 ton kokainë në Maqedoni, dalin EMRAT: Kush janë dy vëllezërit shqiptar të arrestuar, kishin porositur ngarkesën në Kolumbi FotoMontazh: Kokaina e kapur ne Maqedonine e Veriut

Sejdulla Hebibi dhe Enver Hebibi janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut, pas kapjes së sasisë prej 1.3 ton kokainë pasditen e sotme.

Paraprakisht bëhet me dije se, dy vëllezërit Hebibi janë personat që kanë porositur ngarkesën me banane në Kolumbi, ndërsa nuk dihet nëse kanë lidhje me kokainë që u gjet brenda kamionit që po sillte ngarkesën e tyre.

Kujtojmë se, sasia prej 1.3 ton kokainë e kapur pasditen e sotme në një fshat afër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë dje në territorin shqiptar dhe ka dalë sot.

Sipas informacioneve të para, kamioni me banane ku ishte fshehur kokaina ka hyrë dje në Shkodër nga Mali i Zi, ndërsa mëngjesin e sotëm kamioni është lejuar që përmes doganës së Qafë Thanës në Pogradec, të shkonte në Maqedoninë e Veriut, raporton newsbomb.al. Kamioni ku ishte fshehur droga nuk i është nënshtruar kontrolleve doganore pasi Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka dhënë dakordësinë që ai të mos preket sepse ishte nën monitorimin e autoriteteve për të parë destinacionin final.

Sapo ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, kamioni me kokainë është futur në një magazinë frutash, aty ku dhe është zhvilluar operacioni policor. Në momentin e operacionit për kapjen e kokainës janë arrestuar dhe tre persona, dy shoferë dhe 1 magazinier, raporton newsbomb.al.

Operacioni dhe gjithë rrugëtimi i kamionit ku ishte fshehur dorga është monitoruar në çdo moment nga DEA amerikane dhe Guarda di Finanza italiane.

Lexo edhe: Kokaina e kapur në Maqedoni kaloi doganën me dakordësinë e SPAK

Foto nga kokaina e kapur ne Maqedonine e Veriut:
86977930_522923718346976_4475445489679990784_n-1.jpg87185200_760524051140873_7425254832736305152_n-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070440769195557
array(1) { ["section"]=> string(130) "1-3-ton-kokaine-ne-maqedoni-dalin-emrat-kush-jane-dy-vellezerit-shqiptar-te-arrestuar-kishin-porositur-ngarkesen-ne-kolumbi-195805" }