1.4 milion karta ID e pasaporta afër skadencës, duhen ribërë përpara qershorit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 03-01-2019 1.4 milion karta ID e pasaporta afër skadencës, duhen ribërë përpara qershorit

Ministria e Brendshme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojne deri në qershor të 2019-s.

Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie. Për shkak të liberalizimit të vizave, shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh. Në 1.4 milionë karta dhe pasaporta ka të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Një kupon për letërnjoftim kushton 1.500 lekë, ndërsa kuponi për pasaportë është 7.500 lekë. Pa mjet identifikimi, një person nuk voton dhe nuk merr dot shërbime publike apo private.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulja drastike e temperaturave, si të ruajmë shëndetin nga i ftohti dhe ngricat
Meta e fillon vitin në Kosovë, ja ku ndodhet sot familja presidenciale »
Article Logic
Execution time: 0.011224031448364
array(1) { ["section"]=> string(84) "1-4-milion-karta-id-e-pasaporta-afer-skadences-duhen-ribere-perpara-qershorit-147387" }