1.4 mln EURO PASURI, kush është BOSSI i mafias që policia i rrëzoi sot 'perandorinë’ (7 biznese, 4 apartamente, 9 makina luksi...)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:21 06-02-2018 1.4 mln EURO PASURI, kush është BOSSI i mafias që policia i rrëzoi sot 'perandorinë’ (7 biznese, 4 apartamente, 9 makina luksi...)

Newsbomb.al zbulon emrin e “bossit të mafias” së cilit policia me anë të operacionit forca e ligjit i ka sekuestruar mbi 1.4 mln euro pasuri.

Bëhet fjalë për Valentin Selajn, të arrestuarin e disa muajve më parë dhe i cilësuar si bossi i kokainës në Holandë e Itali. Selaj u lakua gjatë në media edhe për shkak të lidhjes intime me Viola Spiron, moderatoren e njohur të ekranit. Valentin Selaj dhe dy vëllëzërit e tij, P. Selaj e A. Selaj, janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Atyre u janë sekuestruar 7 biznese, (Hoteli Adria në Shëngjin, bare, restorante) 4 apartamente, 4 parcela dhe 9 makina luksoze.

Ndaj grupit të vëllezërve SELAJ u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

- P. Salaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

- V. Salaj, 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

- A.Salaj, 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

LEXO EDHEFORCA E LIGJIT BËN NAMIN NË LEZHË: SUEKSTROHEN MBI 1. 4 MLN EURO PASURI, BIE PERANDORIA E KOKAVE TË TRAFIKUT TË DROGËS E PROSTITUCIONIT (DETAJE)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forca e ligjit bën NAMIN në Lezhë: Suekstrohen mbi 1. 4 mln euro pasuri, bie perandoria e kokave të trafikut të drogës e prostitucionit (DETAJE)
Shfaqet për herë të parë pas daljes nga burgu biznesmeni OREST SOTA (FOTO NË BRENDËSI) »
Article Logic
Execution time: 0.010942220687866
array(1) { ["section"]=> string(127) "1-4-mln-euro-pasuri-kush-eshte-bossi-i-mafias-qe-policia-i-rrezoi-sot-perandorine-7-biznese-4-apartamente-9-makina-luksi-109348" }