1.7 ton drogë e sekuestruar në Vlorë, arrestohet një prej trafikantëve (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 05-04-2017 1.7 ton drogë e sekuestruar në Vlorë, arrestohet një prej trafikantëve (EMRI)

Në vijim të operacionit të djeshëm të zhvilluar nga Policia e Vlorës, ku bëhet fjalë për sekuestrimin e 1708 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun, policia bën me dije arrestimin e një prej autorëve të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

I arrestuari është Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij, pasi ky shtetas është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.

Policia bën me dije se nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë" dhe "Moskallëzim krimi".

Unifromat blu theksojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet djali i deputetit shqiptar që u kap me drogë në Angli, kokaina e zbuluar kapte vlerën 2 milion paund
Drogë në burgun e Drenovës, shkarkohet shefi i policisë dhe 7 punonjës »
Article Logic
Execution time: 0.010792970657349
array(1) { ["section"]=> string(80) "1-7-ton-droge-e-sekuestruar-ne-vlore-arrestohet-nje-prej-trafikanteve-emri-74191" }