1 gram kokainë 45 euro, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRAT - VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 26-01-2021 1 gram kokainë 45 euro, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRAT - VIDEO) Pamje nga operacioni i Policise

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një operacioni u është sekuestruar rreth 80P gramë kokainë, të cilën këta shtetas e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet B.S, konsiderohet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

  • Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale "Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".
  • Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. 

Në vendin e quajtur "21 Dhjetori", gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. 

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TRISHTË/ Myfarete Laze njofton ndarjen nga jeta në moshë të re të dhëndrit të saj, prek me fjalët: Humba djalin që se linda dot vetë
7 vjet nga vdekja e Laver Bariut, Presidenti Meta: Është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve dhe gëzimeve të popullit tonë »
Article Logic
Execution time: 0.013680934906006
array(1) { ["section"]=> string(116) "1-gram-kokaine-45-euro-arrestohen-dy-te-rinjte-ne-tirane-njeri-me-rrezikshmeri-te-larte-shoqerore-emrat-video-236442" }