“1 gusht dhe plazhet e jugut janë bosh. Bregdeti kërkon dëshpërimisht një strategji afatgjatë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:36 01-08-2016 “1 gusht dhe plazhet e jugut janë bosh. Bregdeti kërkon dëshpërimisht një strategji afatgjatë”

“1 gusht dhe plazhet e jugut janë bosh”. Ky është shqetësimi që ngre aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha. Sipas tij “strategjia "kap ca t'kapësh" e aplikuar me sukses vitet e fundit po jep efektin e pritshëm” dhe duhet ndërhyrje e menjëhershme përmes një strategjie afatgjatë.

“Bojkot. Eksod drejt Greqisë, Turqisë apo gjetkë ku me të njëjtën sasi parash (apo me pak) që shpenzon në Jug merr më shumë cilësi shërbimi dhe mbi të gjitha qetësi. Bregdeti ynë kërkon dëshperimisht ndërhyrje me një strategji afatgjatë. Ujin, rërën, gurët, diellin i kemi më të mirat por nuk po mësojmë dot ti vemë në shfrytezim e të behemi të konkurueshëm”, përfundon komentin e tij aktivisti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031119108200073
array(1) { ["section"]=> string(97) "1-gusht-dhe-plazhet-e-jugut-jane-bosh-bregdeti-kerkon-deshperimisht-nje-strategji-afatgjate-48343" }