1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Mamurras, konflikti nisi mes 2 kushërinjve, Policia zbardh dinamikën e ngjarjes (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:20 23-09-2015 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Mamurras, konflikti nisi mes 2 kushërinjve, Policia zbardh dinamikën e ngjarjes (Foto) Në foto: Enrik Mamli

Konflikti mes dy familjeve ka degjeneruar në përplasje me armë në qendër të Mamurrasit, pranë Bashkisë së qyetetit ku si pasojë ka humbur jetë një person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Dy grupet ishin duke lëvizur me dy automjete të ndryshme në momentin që kanë shkëmbyer zjarr. Si pasojë e përplasjes me armë janë plagosur 4 persona të cilët janë transportuar në Spitalin e Tarumës Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Një nga të plagosurit, shtetasi Naim Tafa ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Laçit. Në gjendje të rëndë janë Altin Çoku, Besim Gjetani, Idriz Tafa dhe 31 vjeçari Dorian Mamli.

Policia ka arrestuar shtetasin Enrik Mamli dhe ka sekuestruar një armë zjarri automatik. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas konfrontimit fizik mes dy kushërinjve  Erik Mamli, autor i vrasjes, dhe Dorian Mamlit. Shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa.

Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi  me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar  në konfrontim fizik.      

Me pas  shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me  makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Erik Mamli është larguar  me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.

Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Erik Mamli.

Në këto momente , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, , Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve.

Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nag burgu me datë 08.09.2015 ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

Policia sqaron më tej se në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Erik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mundësia e fundit për maturantët jofitues Ja formulari A3, kushtet dhe hapat që duhen realizuar
Aksident i rëndë në Durrës, punëtori bie nga skela e pallatit »
Article Logic
Execution time: 0.022089958190918
array(1) { ["section"]=> string(120) "1-i-vdekur-dhe-4-te-plagosur-ne-mamurras-konflikti-nisi-mes-2-kusherinjve-policia-zbardh-dinamiken-e-ngjarjes-foto-21467" }