Dy shtetas maqedonas janë arrestuar në Qafë-Thanë pasi iu gjetën 1 kilogramë drogë.
Droga e llojit kanabis-sativa ishte efshehur në sediljen e pasme të makinës tip “Volkswagen” me targa SK1191AD. Të arrestuarit janë shtetasit Armen Schneider dhe Burim Rexhepi. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.