Zbulohet një foto e rrallë përmes së cilës tregohet se si festohej dita e punëtorëve në 1 maj.
Ish-drejtori i arkivit të ministrisë së Brendshme publikon një foto të vitit 1947, ku gjatë parakalimit populli mbante parullën me mbishkrimin "Enver-Tito".
“Gjatë diktaturës komuniste, çdo 1 maj ishte bërë zakon që populli i lodhur dhe i varfër në ekstrem, parakalonte përpara udhëheqjes në bulevardin kryesor të Tiranës. Ky parakalim që i ngjante një filmi në xhirim, ishte një shfaqje e lodhshme në të cilën skllevërit kënaqnin udhëheqjen e tyre. Bashkëlidhur, fotoja e 1 majit 1947, parulla "Enver-Tito" pikërisht në kohën kur Shqipëria vidhej në mes të ditës nga jugosllavët e vritej e grabitej përditë nga regjimi i Enverit”, shkruan Dervishi.