1 milion përdoruesve në Shqipëri, mund tu ndërpritet interneti

Publikuar tek: aktualitet, më 18:40 19-03-2015 1 milion përdoruesve në Shqipëri, mund tu ndërpritet interneti

Shqipëria rrezikon një “balckout” në shërbimin e internetit. AKEP ka marrë vendimin për të prerë të gjtiha lidhjet kabllore në shtyllat e energjisë elektrike, të cilat përveç shëmtisë që u japin qyteteve shqiptare janë edhe një rrezik për jetën e qytetarëve. Por ky vendim vendimi merret në mungesë të plotë të infrastrukturës nëntokësore për shtrimin e këtyre linjave.

Në mungesë të një plani për linjat nëntokësore në të gjitha qytetet shqiptare, rezulton se 60 % e këtyre linjave janë në shtyllat elektrike, raporton Vizion Plus. Në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve rezulton se nga 1.78 milion përdorues të internetit të Shqipëri, më shumë se gjysma, ose 1 milionë përdorues, do të mbeten pa internet nga prerja e kabllove.

Problemet e para kanë nisur të shfaqen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, aty ku edhe AKEP ka ndërmarr aksionin e parë.

Në renditjen botërore të “internet live stat” Shqipëria renditet në vendin e 101 në botë, me një shtrirje interneti që mbulon vetëm 56.47% të popullsisë. Vendi ynë lihet pas nga Greqia, Serbia madje edhe nga Bosnja Hercegovina me një infrastrukture që mbulon 67.5% të popullsisë vendase.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turizmi, Rama: Shqipëria ndër 3 destinacionet e para të një kompanie skandinave
Çështja "Doshi", Elmar Brok: E çuditshme pse Meta nuk dorëhiqet. LSI, Rama: Brok të mos bëjë prokurorin »
Article Logic
Execution time: 0.011237144470215
array(1) { ["section"]=> string(66) "1-milion-perdoruesve-ne-shqiperi-mund-tu-nderpritet-interneti-6383" }