1 minutë heshtje për dy minatorët, fillon seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë e re në Kosovë, Vjosa Osmani nuk pranon ta drejtojë

Publikuar tek: rajon, më 11:44 03-06-2020 1 minutë heshtje për dy minatorët, fillon seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë e re në Kosovë, Vjosa Osmani nuk pranon ta drejtojë

Ka nisur seanca e jahstëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re.

Mësohet se kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje në nderim të dy punëtorëve që humbën jetën në minierën e Artanës, gjatë ditës së djeshme.

Drejtimin e kësaj seance nuk po e bën si zakonisht kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Shala ka hapur punimet e kësaj seance ku të pranishëm janë 71 deputetë.

“Vjosa Osmani ka autorizuar nënkryetarët e Kuvendit që të drejtojmë këtë seancë. Zonja Nagavci nuk ka pranuar ta drejtojë seancën, dhe këtë seancë do ta drejtoj unë”, ka thënë Shala.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/seance-e-jashtezakonshme-sot-ne-kosove-per-votimin-e-qeverise-e-re-208872

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096418857574463
array(1) { ["section"]=> string(146) "1-minute-heshtje-per-dy-minatoret-fillon-seanca-e-jashtezakonshme-per-votimin-e-qeverise-e-re-ne-kosove-vjosa-osmani-nuk-pranon-ta-drejtoje-208892" }