1 muaj para zgjedhjeve në Gjermani, Erdogan shpall Merkelin “armike të Turqisë”

Publikuar tek: bota, më 18:41 18-08-2017 1 muaj para zgjedhjeve në Gjermani, Erdogan shpall Merkelin “armike të Turqisë”

Presidenti i turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar sot se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partia e CDU-së janë “armike të Turqisë”, e për këtë arsye u ka bërë thirrje turqve që jetojnë në Gjermani që të votojnë kundër saj në zgjedhjet.

 “U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve të mi në Gjermani, kristian Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër; që të gjithë janë armike të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armiqësore ndaj Turqisë”, u ka bërë thirrje ai të gjithë votuesve gjermanë me origjinë turke.

“Anadolu” shkruan se, “Erdogan ka akuzuar Angela Merkel se shkeli premtimin për t’u hequr regjimin e vizave shtetasve turq dhe për bllokim të anëtarësimit të Ankarasë në Bashkimin Europian”.

Ndërkohë tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë janë përshkallëzuar ndjeshëm pas arrestimit të një aktivisteje dhe reportereje gjermane në Turqi. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, anëtar i SPD-

Fajtorja e vetme për prishjen e marrëdhënieve, sipas Erdogan, është Gjermania.  “Turqia nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë. Nëse ka një përgjegjës për tensionet, ajo është vetëm Gjermania”, thotë ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071878433227539
array(1) { ["section"]=> string(82) "1-muaj-para-zgjedhjeve-ne-gjermani-erdogan-shpall-merkelin-armike-te-turqise-89501" }