1 në 5 të vdekur nga duhani. Beqaj: Me duhanin jemi mirë, me alkoolin probleme

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 27-01-2015 1 në 5 të vdekur nga duhani. Beqaj: Me duhanin jemi mirë, me alkoolin probleme Ilir Beqaj

Duhani në Shqipëri shkakton një numër të lartë vdekjesh. 1 në 5 humbje jete, vjen nga duhani. Ky është një nga përfundimet e Raportit Kombëtar Shëndetësor, lidhur me prirjet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend për 25 vitet e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka renditur prioritetet e ministrisë, në politikat që do të ndjekë. “Raporti vjen në kohën e duhur dhe na ndihmon për një vendimarrje më të drejtpërdrejtë, apo se si duhen përshtatur  vendimarrjet në funksion të gjetjeve të raportit. Problem mbeten diabeti, sëmundjet seksualisht, sëmundjet kardiovaskulare të cilat do të jenë në rritje, nëse nuk hartojmë politika.”, tha ministri Beqaj.

Sipas Beqajt, ministria është në rrugën e duhur sa i përket kufizimeve të duhanpirjes, por pas mbeten me kufizimet për alkoolin. “Kufizimet e duhanpirjes në rrugën e duhur duke përfshirë masat fiskale, administrative dhe promocionin kundër duhanin, sidomos për moshat e reja. Kemi një rritje edhe të  orëve të edukimit fizik sistemin parauniversitar si dhe rritje të terrene sportive. Megjithatë konstatojmë se kemi bërë jo sa ç’duhet për përdorimin e alkoolit që siç dihet rrit rrezikshmërinë për sëmundje”, ka thënë më tej Beqaj.

Një nga masat që do të marrë ministria duket se do të jetë edhe ajo e testimit të mjekëve për menaxhimin e sëmundjeve kronike, të cilat janë më prezente në moshat 40-60 të popullsisë.

“Deri më tani kemi patur një informacion të mangët rreth shëndetit, kujdesit shëndetësor, social dhe ekonomik. Kjo do të thotë se edhe vendimarrja bazohet në të dhëna që çojnë në procedura jo krejtësisht profesionale”, ka thënë Beqaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takim për luftën kundër korrupsionit, Çuçi: Duhet shembull nga institucionet
Vlorë, 37 vjecari kapet me 150 kg hashash »
Article Logic
Execution time: 0.012983083724976
array(1) { ["section"]=> string(80) "1-ne-5-te-vdekur-nga-duhani-beqaj-me-duhanin-jemi-mire-me-alkoolin-probleme-1598" }