1 Qershori, Rama uron fëmijët: Sot kjo festë është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 01-06-2020 1 Qershori, Rama uron fëmijët: Sot kjo festë është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe Foto nga arkiva

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.

Kjo festë përkon edhe me heqjen e masave ndaj COVID-19, ndaj edhe fëmijët do të kenë mundësi duke filluar nga dita e sotme të rikthehen në kopshte e çerdhe.

Pikërisht rikthimi në këto ambiente është vetë festa e sotme thotë Rama, ndërsa urimin e ka jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, gjyshet dhe gjyshërit.

"MIRËMËNGJES ! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve", shkruan Rama, duke e shoqëruar edhe me një foto të fëmijëve në kopsht.

101782336_10157820754826523_7740075570460884992_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(90) "1-qershori-rama-uron-femijet-sot-kjo-feste-eshte-vete-rikthimi-ne-kopsht-dhe-cerdhe-208570" }