1 ton e gjysmë kanabis me gomone në Bari, Policia Shqiptare: U kap dje

Publikuar tek: aktualitet, më 17:13 09-03-2017 1 ton e gjysmë kanabis me gomone në Bari, Policia Shqiptare: U kap dje

Policia Shqiptare, lidhur me lajmin e kapjes së plot 1215 kilogram kanabis në brigjet e Barit dhe arrestimin e dy shtetasve nga Vlora, bën me dije se operacioni i policisë italiane është realizuar ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë shqiptare:

Në pasditen e djeshme u bë e mundur të ndalohet nje gomone me gjatesi rreth 8 m dhe dy shtetas shqiptare në bord te cilet po tentonin te trafikonin 1215 kg marjuanë në brigjet e Italisë së Jugut.

Pas disa orësh ndjekje në detin me dallgë të forta dhe me ndihmën edhe të një helikpoteri të Guardia di Finanza u bë i mundur ndalimi i personave dhe sekuestrimi i lendës narkotike dhe i mjetit lundrues.

Shtetasit me iniziale E.H, 38 vjeç dhe E.M. 35 vjeç u arrestuan në flagrancë nga Reparti Operativ i Guardia di Finanza i Pulias.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vijojnë veprimet hetimore të përbashkëta për kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në trafik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anëtari i AMA-s ndërmerr një nismë: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare
"Blici Rrugor", në 1 orë policia ndërshkon 498 drejtues mjetesh »
Article Logic
Execution time: 0.010387182235718
array(1) { ["section"]=> string(74) "1-ton-e-gjysme-kanabis-me-gomone-ne-bari-policia-shqiptare-u-kap-dje-71350" }