Një shtetas shqiptar u dënua Holandë për trafikun e 1 ton kokainë.
Ai bënte pjesë në grupin me 7 persona që tentuan të fusnin në portin e Roterdamit sasinë e 1 toni kokainë, të cilët e kishin fshehur mes peshqve të ngrirë, por oficerët e policixë holandeze të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike arritën të zbulonin sasinë në kohë. Bëhet fjalë për operacionin e ndodhur në korrik të vitit 2018. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe sipas porosisë duhej të futej brenda në Holandë.
Për rrjedhojë, Gjykata e Roterdamit dënoi me masat nga 5 deri në 7 vite burg grupin e trafikantëve me 7 persona.