1 vit pas vrasjes së Jamal KHASHOGGIT, zbulohen fjalët e tij të fundit: Mos më mbysni!

Publikuar tek: bota, më 12:31 11-09-2019 1 vit pas vrasjes së Jamal KHASHOGGIT, zbulohen fjalët e tij të fundit: Mos më mbysni! Jamal Khashoggi

Janë zbuluar fjalët e fundit të gazetarit arab Jamal Khashoggi, i cili u vra brenda Ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi në 2 tetor të vitit të kaluar.

E përditshmja turke ‘’Daily Sabah’’ përmend fjalët e 59-vjeçarit, i cili u vra në mënyrë makabre nga një skuadër vrasësish prej 15 vetash.

‘’Jam me azmë, mos e bëni! Do të më mbysni’’, flet për herë të fundit para se të ekzekutohet Khashoggi.

Ai kishte mbërritur në Ambasadën e Arabisë Saudite për të marrë disa dokumenta për dasmën e tij, por aty është takuar me numrin 2 të skuadrës së vrasësve Maher Abdulaziz Mutreb, i cili i kërkoi me forcë që të shkonte bashkë me të drejt Arabisë Saudite, pasi kërkohej nga Interpoli. Khashoggi refuzoi kategorikisht urdhrin e Mutrebit duke i dhënë se ndaj nuk është ngritur asnëj çështje ligjore dhe se po e priste jashtë e fejuara e tij Hatice Cengiz.

Më pas, ai është rrëmbyer me forcë nga 15 veta dhe është rrahur barbarisht derisa ka vdekur. Autoritetet turke zbuluan muaj më vonë se trupi i 59-vjeçarit u copëtua dhe u nda në 5 valixhe.

Fillimisht, Arabia Saudite pretendoi se Khashoggi nuk është vrarë brenda mureve të Ambasadës, por kur u konfirmua vdekja e tij nga autoritetet shtetërore turke, këmbëngulën se ai mbeti i vdekur gjatë një sherri me grushte.

Jamal Khashoggi njihej si kritik i familjes monarkike saudite, teksa kishte denoncuar me shkrimet e tij në mediat perëndimore abuzimet me pushtetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071511268615723
array(1) { ["section"]=> string(90) "1-vit-pas-vrasjes-se-jamal-khashoggit-zbulohen-fjalet-e-tij-te-fundit-mos-me-mbysni-178061" }