10 arsye, pse ambasadorët nuk e mbështetën protestën studentore?

Publikuar tek: analiza-komente, më 18:40 09-01-2019 10 arsye, pse ambasadorët nuk e mbështetën protestën studentore?

Nga Kreshnik Spahiu

A ju kujtohet që ambasadorët marrin pjesë edhe në paradat e homoseksualve në bulevard? Po përse ata u fshehën dhe nuk mbështetën mijëra studentë?

Shumë kush nga ne, protestën dhe këmbënguljen e studentëve 5 javë më parë e krahasuan me lëvizjen studentore të Dhjetorit ’90. Dje ajo bindje u sfumua pasi nuk kishte mbetur më asgjë nga protesta e fillimit, as grinta dhe as shpresa se bijtë e studentëve të Dhjetorit ’90 mund të arrinin të ndryshonin sistemin njëlloj si etërit e tyre.

Ajo çfarë të binte në sy dje dhe sot ishte:

- numri shumë i rrudhur i protestuesve duke e krahasuar me ortekun e ditëve të para,

- studentët që dolën dje për të protestuar patën guximin  për të 'trokitur' në dyert e ambasadës amerikane për shkak të heshtjes së faktorit ndërkombëtar gjatë gjithë kohës që zgjati protesta,

-protesta theu mitin e arrogancës qeveritare dhe nuk lejoi dyshen Basha-Berisha ti afrohet personalisht protestës.

Pas gjithë kësaj realisht lind pyetja se përse diplomacia amerikane dhe ajo europiane kanë qëndruar fare indiferentë ndaj kësaj proteste?

Më poshtë po ju rendis disa shkaqe dhe arsye që e detyruan faktorin ndërkombëtar të anashkalojë protestën e studentëve:

1- Kërkesat e studentëve ishin 100% orientim i vetëm i këtij grupi interesi dhe të izoluara vetëm në fushën e arsimit!

2- Kërkesat e studentëve dhe protestat e kufizuara vetëm me këtë spektër ndodhin rëndom kudo në botë dhe konsiderohen aksione normale dhe jo të jashtëzakonshme,

3- Mungesa e organizimit, strukturimit, strategjisë dhe vizionit afatgjatë të protestës. Media amolifikonte protestën, por nuk promovonte figuarat e tyre, por mbushte sërish ekranet me liderët e vjetër dhe të konsumuar Rama-Berisha-Meta.

4- Mos zgjedhja e përfaqësuesve dhe lidershipit i cili duhet motivonte protestuesit, organizonte axhendën, dialogun mes palëve të përfshira në 'konflikt' pra qeveri-studentë, mungesa e imazhit apo lidershipit të lëvizjes sjell fragmentarizimin e saj.

5- Antagonizmi i thellë mes pritshmërisë popullore dhe kërkesave minore studentore. Populli priste një lëvizje anti-establishment, ndërsa studentët kërkonin batanije të reja, dekanë të tjerë apo kujdestarë konviktesh.

6- Ndërhyrja brutale e forumeve rinore të PS-PD-FRPD, politizimi i protestës që u dirigjua nga liderët e këtyre forumeve.  Grupi i të fortëve nga PD-ja i hiqte mikrofonin çdo figure të re që synonte lidershipin

7- Thirrjet e përditshme të Monika Kryemadhit apo Sali Berishës që militantët të mbushnin sheshin bashkë me studentët! Opozita e lodhur dhe e konsumuar synoj të qërojë arrat me duart e studentëve.

8- Ndërprerja e protestës, marrja e pushimeve të 'gjelit të detit' nga ana e protestuesve

9- Forma e tepruar paqësore pa thyer asnjë xham, ngjasonte më shumë me piknik se protestë, kujtojmë këtu se protestuesve ju sigurua ushqim nga partitë opozitare. Krahasuar me francezët, gjermanët, grekët apo rinia europiane këto protesta me vjersha dhe këngë nuk presiononin as shoferët e qeverisë Rama dhe jo më ndërkombëtarët

10- Dhjetori 2018 ndryshon me 'shekuj' në raport me dhjetorin 1990 sepse nuk tentuan dhe as nuk pickuan dot xhaketat e vjetra. Dhjetori 2018 ishte skenar i vetë establishmentit.

Për këto arsye ndërkombëtarët heshtën sepse nuk kishin skenar apo axhendë që të shtyjnë studentët dhe pushtetin ta rimarrë qyl Sali Berisha për herë të 4 në Shqipëri.

Me pak fjalë ambasadat i mbyllën dyert protestës e cila nuk pati këllqe të krijojë një alternativë të re dhe më të mirë kundër mafies politike shqiptare. Amerikanët ende nuk shohin se kush meriton pushtetin dhe që do e qeverisë Shqipërinë 10 vitet e ardhshme!

Fundi i saj ishte si Teatri por me aktorë më të rinj në moshë. Shqiptarëve fundi ju duk si dramë, ndërsa ndërkombëtarve ju duk si komedi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0052881240844727
array(1) { ["section"]=> string(69) "10-arsye-pse-ambasadoret-nuk-e-mbeshteten-protesten-studentore-148131" }