10 ditë nga zgjedhjet, Rama: Nëse do dorëhiqesha do të fitonin këta, bëra një lëshim të madh dy vite më parë

Publikuar tek: politike, më 22:07 19-06-2019 10 ditë nga zgjedhjet, Rama: Nëse do dorëhiqesha do të fitonin këta, bëra një lëshim të madh dy vite më parë

Kryeministri Rama shprehet se tashmë që jemi gati 10 ditë larg zgjedhjeve të 30 qershorit ai nuk mund të dorëhiqet sepse do të fitonin ata që janë me 'politikën e vjetër'.

'Nëse do të dorëhiqesha do të fitonin këta, jo këta si parti por kjo politikë', tha Rama në emisionin Përballë me Lurfi Dervishin, ndërsa solli në kujtesë marrëveshjen e 17 majit të 2017.

'Nëse do dorëhiqesha do të fitonin këta. Jo këta si parti. Po kjo politikë, kjo qasje dhe vendi do të kthehej 30 vite pas.

Rikthimi i opozitës në politikë nuk është cështja ime. Cështja ime do të ishte nëse unë do të pengoja opozitën të vinte në parlament apo të pengoja punën e tyre. Nga ana tjetër mos e harroni, unë jam njeriun që e kam bërë një lëshim të madh dy vite më parë. E kam bërë dy vite më parë dhe kam parë që nuk dha rezultatin për të cilin u bë ndaj pse duhet ta bëj sërish', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13239192962646
array(1) { ["section"]=> string(112) "10-dite-nga-zgjedhjet-rama-nese-do-dorehiqesha-do-te-fitonin-keta-bera-nje-leshim-te-madh-dy-vite-me-pare-168919" }