10 ditë operacion, finalizohet me sukses 'Drino 2018'  (DETAJE- VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 25-07-2018 10 ditë operacion, finalizohet me sukses 'Drino 2018'  (DETAJE- VIDEO) Nga operacioni

Prej 10 ditësh në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavije është zhvilluar një operacion i përbashkët  mes Policisë Kufitare Shqiptare, të Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si: DCAF Lubjana, OSBE, IOM, FRONTEX, CEPOL, Racviac Center, IISG, Marri dhe UNODC.

Në kuadër të zhvillimit të operacionit të përbashkët “DRINO 2018”, u  organizua konferenca për shtyp me  Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj dhe Drejtorin e DCAF Lubjana,  Anton Travner si dhe Christopher Ëill menaxher projekti GIZ, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtar.

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtori i DCAF Lubjana, Anton Travner kanë vlerësuar si mjaft të suksesshëm këtë operacion pasi përtej çdo rezultati, operacioni  kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave, forcimin e bashkëpunimit, rritjen e besimit reciprok si dhe përcjelljen e  një mesazhi të qartë për këdo që merret me veprimtari kriminale ndërkufitare: se  mes policive të rajonit nuk ka ndasi, por jemi një dhe për një qëllim, të parandalojmë dhe luftojmë paligjshmërinë.

Në fund të konferencës janë shpërndarë certifikata për të gjithë punonjësit e policive respektive që morën pjesë në operacion.

 

Fjala e Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj:

Përshëndetje!

 Sot jemi këtu në përmbyllje të operacionit "Drino 2018", i cili u bë i mundur si rezultat i organizimit nga DCAF Lubjana, në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit të Policisë Shqiptare, Policive Kufitare të Rajonit, disa vendeve të Bashkimit Europian dhe EUROPOL-it, të cilët prej 10 ditësh ndodhen në vendin tonë dhe morën pjesë në zhvillimin e këtij operacioni.

Ky operacion u zhvillua në kufirin e gjelbër në stacionin e Policisë Kufitare Kakavije. Punonjësit e Policisë Kufitare nga Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Moldavia dhe Bullgaria dhe EUROPOL punuan sëbashku me punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare për të forcuar mbikëqyrjen e kufirit, me rezultatin e vetëm parandalimin e paligjshmërisë, parandalimin e imigracionit të parregullt dhe veprimtarisë kriminale kufitare.

Në këtë operacion morën pjesë 9 patrulla të përbashkëta, të  cilat iu bashkuan shërbimeve tona ditën dhe natën, mundësuan mbikëqyrje më të rreptë të vijës kufitare dhe ofruan mbështetje me mjete transporti dhe pajisje logjistike për një mbikëqyrje të kufirit më të mirë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Operacioni, që u zhvillua "Drino 2018", u koordinua dhe u zbatua me të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë operacion dhe demonstroi edhe njëherë se sa të suksesshëm ne jemi kur punojmë sëbashku. 

Shërbimet e përbashkëta bënë të mundur kapjen e disa shtetasve të huaj, imigrantë të parregullt, të cilët iu nënshtruan procedurave të intervistimit sipas rastit, si dhe të shtetasve shqiptarë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshëm. Por kjo nuk është më e rëndësishmja, një rëndësi të madhe ka shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet punonjësve të Policive Kufitare të vendeve pjesëmarrëse në këtë operacion.

Elementi më i rëndësishëm i këtij operacioni është që të punosh përditë me eksperienca të tilla, të përballesh me sfida të tilla, me situata të tilla dhe më në fund të arrish t'i zgjidhësh bashkërisht të gjitha.       

Fryma e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe mirëkuptimi gjatë operacionit provoi dhe njëherë se tashmë kemi hequr të gjitha barrierat e bashkëpunimit e ndërveprimit njerëzor dhe profesional. Urat e bashkëpunimit të vendosura ndërmjet pjesëmarrësve në këtë ushtrim dhe në këtë operacion janë një tjetër vlerë e shtuar në sferën e gjerë të bashkëpunimit tonë për një mjedis sa më të sigurt në rajon e më gjerë.

Por më thelbësorja e këtij operacioni është mesazhi që ky operacion dha për të gjithë ata që merren me paligjshmëri, me aktivitet kriminal, se mes Policive nuk ka ndasi: Të gjithë bashkë punojnë për të njëjtin qëllim. 

Në përfundim, dëshiroj të falënderoj DCAF Lubjanën për mundësimin e këtij aktiviteti, për organizimin e tij. Të falënderoj GIZ për financimin e këtij operacioni dhe EUROPOL-in për pjesëmarrjen e tij dhe të gjithë të pranishmit dhe punonjësit e tjerë të Policive Kufitare të Rajonit dhe të vendeve të tjera të BE-së që morën pjesë në këtë operacion, për eksperiencën që ata dhanë dhe  bashkëpunimin që treguan në këtë operacion.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086700916290283
array(1) { ["section"]=> string(70) "10-dite-operacion-finalizohet-me-sukses-drino-2018-detaje-video-129069" }