‘10 mijë doza brenda janarit, 30 mijë në shkurt’, Manastirliu zbulon kur do të vijë paketa e tretë e Pfizer për të vaksinuar popullatën

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 21-01-2021 ‘10 mijë doza brenda janarit, 30 mijë në shkurt’, Manastirliu zbulon kur do të vijë paketa e tretë e Pfizer për të vaksinuar popullatën Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë ka thënë sot në “Opinion” se brenda janarit do të mbërrijnë mbi 10 mijë doza vaksine anti-covid, në shkurt 30 mijë dhe më pas Pfizer do të nisë në korrik me dërgesat, për paketën e tretë.

Manastirliu tha se deri më tani është siguruar përmes kontraktimit vaksinimi i 800 mijë qytetarëve.

Më tej ministrja vuri në dukje se qeveria ka tre skenarë vaksinimi, i pari 14 muaj, i dyti 18 dhe skenari më i keq 24 muaj.

Manastirliu: Janë 500 mijë doza të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. 10.750 do vijnë brenda janarit, 30 mijë në shkurt dhe serinë e dozave sipas kalendarit në muajt në vijim. 1 mln e 140 mijë doza përmes do të vijnë nga Covax që kanë një kalendar lëvrues, që pritet të fillojë në shkurt, nëpërmjet dozave të Pfizer. Shqipëria ka parapaguar 4 mln euro për Covax.

Në shkurt fillojmë, mars, prill dhe maj fillon dhe Covax-i, që është duke negociuar me të gjitha kompanitë e tjera që prodhojnë vaksinën. Deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. Covax dhe Pfizer janë dy kontratat e para, ndërkohë që presim të lidhim kontratat me astra/zeneca dhe moderna. Siguria e vaksinës është parësore. EMA jep autorizimin për përdorimin, dhe e licensuar nga OBSH për përdorim të gjerë në popullatë.

Ne bëjmë plane dhe kemi skenare. Kemi 3 skenarë, më ambiciozi është vaksinimi i popullatës në 14 muaj, skenari i dytë 18 muaj dhe skenari i tretë 24 muaj. Në 6 muajt e parë duam të vaksinojmë mjekët dhe infermierët, 250 e ca mijë mbi 75 vjeç dhe të parët do vaksinohen ata mbi 80 vjeç. Pfizer na ka siguruar që nuk do të kemi vonesa për aq sa kemi porositur. Pas 30 mijë vaksinave në shkurt paketa e tretë është në korrik. 

Në maksimumin tonë kemi nga 4-12 mijë vaksinime në ditë. Janë 550 vaksinatorë dhe 550 ndihmës vaksinatorë. Vaksinat po i bëjmë të pakëta këto ditë sepse është pjesë e një procesi të strukturuar pune, duhet parë reagimi, efektet anësore nëse do të ketë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E tregon ish-Gardisti: Porta e kryeministrisë në 21 janar nuk u hap nga protestuesi me makinë, por u la hapur nga…
Sondazhi në Euronews Albania: As bashkimi i partive opozitare nuk mund ta kalojë PS-në, janë të pavendosurit ata që nxjerrin fituesin »
Article Logic
Execution time: 0.011228084564209
array(1) { ["section"]=> string(138) "10-mije-doza-brenda-janarit-30-mije-ne-shkurt-manastirliu-zbulon-kur-do-te-vije-paketa-e-trete-e-pfizer-per-te-vaksinuar-popullaten-235909" }