10 mijë islandezë u hapin dyert refugjatëve sirianë

Publikuar tek: bota, më 22:43 31-08-2015 10 mijë islandezë u hapin dyert refugjatëve sirianë

Më shumë se 10 mijë islandezë janë shprehur sot në Facebook se janë të gatshëm të presin në shtëpitë e tyre refugjatë sirianë, ndërsa qeveria e vendit ka publikuar se do të presë një kuotë të vogël të kontigjentit të refugjatëve.

Shkrimtarja dhe pedadogia, Bryndís Björgvinsdóttir u propozoi sot shtetasve të saj në Facebook të shpreheshin nëse dëshironin që Islanda dhe 330 mijë banorët e saj të mund të prisnin më shumë refugjatë sirianë.

Sot rreth pasdites më shumë se 10 mijë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes.

“Unë jam një nënë beqare dhe kam një fëmijë gjashtë vjeç dhe mund të strehojmë një fëmijë në nevojë. Unë me profesion jam mësuese dhe do t’i mësoj të flasë, lexojë dhe shkruaj gjuhën islandeze si dhe të integrohet në shoqërinë islandeze. Kemi veshmbathje, shtrat, lodra dhe gjithçka që i nevojitet një fëmije”, shkruan Hekla Stefansdóttir.

Shumë shtetas propozojnë një shtëpi, por gjithashtu ushqim, veshje dhe ndihmë të integrohen në shoqërinë islandeze.

“Besoj se qytetarët janë të lodhur nga pamjet e aktualitetit me ngjarjet dramatike në Mesdhe dhe pamjet e kampeve të refugjatëve dhe kërkojnë që tashmë duhet vepruar në mënyrë sa më të shpejtë”, u shpreh Björgvinsdóttir në televizionin publik “Ruv”.

Ministrja e Çështjeve Sociale, Eygló Hardardóttir tha për televizionin “Ruv” se autoritet po i mbledhin të gjitha ofertat e bëra në Facebook dhe kërkojnë të rrisin numrin e kuatova të refugjatëve, 50 në total për vitin 2015 dhe 2016.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013097047805786
array(1) { ["section"]=> string(57) "10-mije-islandeze-u-hapin-dyert-refugjateve-siriane-19627" }