10 mijë maska të bllokuara/ Zbardhet letra e Ruçit dhe e kryeparlamentarëve të BP për BE: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon (KËRKESAT)

Publikuar tek: politike, më 10:41 26-03-2020 10 mijë maska të bllokuara/ Zbardhet letra e Ruçit dhe e kryeparlamentarëve të BP për BE: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon (KËRKESAT)

Teksa lufta me pandeminë Covid-19 sa vjen dhe bëhet më e vështirë kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i propozojnë Parlamentit dhe Komisionit Europian më tepër solidaritet dhe kërkojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor ndër të tjera të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit të BE-së.

 

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19,  numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së; 

Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të  lejohen që një pjesë e fondeve  të Programit  IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet  e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.  Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet ndër të tjera në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Denis Zvizdic; Kryetar i Dhomës së Përfaqësueve të Bosnjë- Hercegovinës dhe Dragan Covic, Kryetar i Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës; Vjosa Osmani,Kryetare e Kuvendit të Kosovës;  Ivan Brajovic, Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi; Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut; Maja Gojkovic, Kryetare e Parlamentit të Serbisë.

Kjo letër është dërguar një ditë pasi 10 mijë maska me destinacion Shqipërinë janë bllokuar nga autoritetet greke në doganë. Në kushtet kur vetë Greqia ndodhet në gjendje emergjence nga koronavirusi, por edhe vendimit të Brukselit për të ndaluar eksportet në vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian të materialeve të tilla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089890956878662
array(1) { ["section"]=> string(151) "10-mije-maska-te-bllokuara-zbardhet-letra-e-rucit-dhe-e-kryeparlamentareve-te-bp-per-be-lejoni-eksportin-e-pajisjeve-mjekesore-ne-rajon-kerkesat-200114" }