‘10 milionë dollarë janë tallje?’, Braçe: Basha t’ua paguajë banorëve të Astirit një shtëpi luksi si e veta

Publikuar tek: aktualitet, më 17:16 12-11-2019  ‘10 milionë dollarë janë tallje?’, Braçe: Basha t’ua paguajë banorëve të Astirit një shtëpi luksi si e veta

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas situatës në ‘Astir’ ditën e sotme.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, ai shprehet se nuk mund të konsiderohen tallje 10 milionë dollarët që po jepen për dëmshpërblime në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Braçe sulmon kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sipas tij t’ia paguajë qytetarëve një shtëpi sa shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku jeton.

Statusi i plotë:

130 milionë lekë tallje?

10 milionë dollarë tallje?

A i dini numrat apo jo?

Vetëm për 8 objekte në Lotin1 janë paguar e marrë: 148 milionë lekë/1.2 milion dollarë!

Për 15 objekte të tjera tek Loti1, janë ndarë paratë e janë gati: 360 milionë lekë/3.4 milionë dollarë!

Bëjini vetë llogaritë!

Kjo veç tallje nuk mund të jetë!

Ky Lylzim Basha që është pareli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë!

Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029142141342163
array(1) { ["section"]=> string(109) "10-milione-dollare-jane-tallje-brace-basha-t-ua-paguaje-banoreve-te-astirit-nje-shtepi-luksi-si-e-veta-185632" }