10 milionë dollarë të mbledhura nga koncerti i bamirësisë për Australinë

Publikuar tek: bota, më 00:28 17-02-2020 10 milionë dollarë të mbledhura nga koncerti i bamirësisë për Australinë Koncerti i bamiresise ne Australi

Në koncertin e bamirësisë të mbajtur për të prekurit nga zjarret në Australi janë mbledhur 10 milionë dollarë.

Ky koncert u mbajt në Sidney, ku këngëtarët u mblodhën për 10 orë.

Mbi 70 mijë pjesëmarrës morën pjesë në këtë koncert, ku kënduan disa nga artistët më të famshëm botërorë, si Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Neëton -John.

Por të ftuar ishin edhe këngëtarë australianë, si Guy Sebastian, Delta Goodrem dhe grupi '5 Seconds of Summer'.

Zjarret në Australi kanë filluar që në shtatorin e vitit të shkuar, ndërsa vetëm ditët e fundit është bërë i mundur neutralizimi i tyre në disa zona.

Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Hapësira e djegur është më shumë se 11 milionë hektarë, gati e barabartë me madhësinë e Anglisë.

Rreth gjysëm bilioni kafshë dyshohet se janë vrarë nga zjarret masivë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007321834564209
array(1) { ["section"]=> string(79) "10-milione-dollare-te-mbledhura-nga-koncerti-i-bamiresise-per-australine-195435" }