10 muaj pas arratisjes, arrestohet 25-vjeçari në Itali (EMRI)

Publikuar tek: bota, më 08:29 21-06-2018 10 muaj pas arratisjes, arrestohet 25-vjeçari në Itali (EMRI) Foto ilustruese

Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar 10 muaj pasi u arratis nga spitali ku ndodhej nën mbikqyrjen e policisë.

Bëhet me dije se 25 vjeçari Marigen Çybi ishte arrestuar për vjedhje e grabitje.

Sipas mediave italiane, 25-vjeçari ishte arratisur në Gusht të vitit 2017 dhe është prangosur vetëm një ditë më parë.

Ai ishte i shtruar në spital, ku ka mundur tu shpëtojë policëve që e ruanin, të cilët i kishte sulmuar.

Edhe pse ai u kap nga policia, sërish Cybi ka bërë një sulm ndaj karabinierëve në tentativë për të shpëtuar, por pa ja dalë dot.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’ me motor të fuqishëm, që ishte grabitur.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011622190475464
array(1) { ["section"]=> string(65) "10-muaj-pas-arratisjes-arrestohet-25-vjecari-ne-itali-emri-125203" }