Situata e gripit mbetet problematike, por mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë për Top Channel se në dy ditët e fundit vërehet një ulje e ndjeshme e numrit të vizitave apo të shtrimeve në të gjitha spitalet e vendit.
Zyrtarisht konfirmohet se deri më tani në gjendje të rëndë shëndetësore janë 10 persona, 3 prej të cilëve të shtruar në reanimacionin e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi” dhe 2 në reanimacionin e Spitalit të Vlorës.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP sqaron se janë regjistruar 2 persona të vdekur, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë i prekur nga gripi. Ata kanë qenë mbi 60-vjeç dhe kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga pneumonia.