10 shtetet që duhen vizituar patjetër këtë vit, mes tyre edhe Shqipëria (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:58 03-01-2018 10 shtetet që duhen vizituar patjetër këtë vit, mes tyre edhe Shqipëria (FOTO)

Udhëtimet, sidomos ato turstitike planifikohen që në fillim viti. Mediat italiane kanë bërë projeksionet e 10 destinacioneve që duhen parë këtë vit. Mes tyre është përfshirë edhe Shqipëria.

Këto vende janë klasifikuar për të gjitha gustot e pushuesve su vende të jashtëzakonshme dhe jo shumë të kushtueshme

 

1)         Shqipëria

Shqipëria , ka nje kombinim shumë të mirë të raportit cilësi dhe çmim. Shpesh herë Shqipëria është nënvlerësuar, por në fakt është një vend i mrekullueshëm. Kjo edhe për kulturën dhe artin, por mbi të gjitha për plazhet dhe detin që ngjajnë si ato të Barbados-it.

 

 26551720_10156834355798765_1913481656_n.jpg

2)         Tanzania

Tanzania, nëse kërkoni natyrë të egër për të parë, duhet të zgjidhni të shkoni në Tanzani. Nuk mungon thuajse asgjë. I vetmi problem që do të keni është “e keqja e Afrikës” që do ta merrni me vete kur të ktheheni në shtëpi.

 26234653_10156834355778765_472020069_n.jpg

3)         Bjellorusia

Bjellorusia. Të gjithë të apasionuarit për kështjella duhet të ndalen pikërisht ketu. Bjellorusia është plot kështjella por më e mira padyshim është ajo e Mir e shekullit të XV që është edhe nën ruajtjen e UNESCO. Nuk ju mjafton? Eshtë e pasur me art dhe histori…

 

26235386_10156834355763765_63815399_n.jpg

4)         Kroacia

Kroacia, është vetëm dy hapa larg Italisë dhe është vendi ideal për udhëtime në rrugë me miqtë: ka plazhe të mrekullueshme, natyrë e egër por edhe jetë nate. Dhe të mos harrojmë që këtu është xhiruar edhe “Games of Thrones”.

 26551446_10156834355783765_1289934969_n.jpg

 

5)         Bullgaria

Bullgaria ti ofron te gjitha, natyrën, kulturën dhe artet. Kryeqyteti Sofja me katedralen e vet të jashtëzakonshme do t’ju lërë me gojë hapur…

 

26235578_10156834355788765_1178791576_n.jpg

6)         Finlanda

 Endërroni gjithë kohën për të qenë pjesë e natyrës? A jeni të apasionuar pas pyejeve dhe liqeneve të akullt? Doni që të vizitoni fshatin e Babagjyshit të vitit të ri në Lapponia apo jeni thjesht të apasionuar për ngricën dhe gjithcka që është e ftohtë e ftohtë? Nisuni për në Finlandë, por merrni masa të visheni mirë.

 26241721_10156834355803765_203973187_n.jpg

 

7)         Uzbekistan

Uzbekistani nuk është vetëm një emër i vështirë për tu prononcuar. Shumë nuk e dinë se për të vizituar këtë tokë të mrekullueshme do tju lejojë të kaloni momente të mrekullueshme në atë që quhet Rruga e Shtatë. Dhe cila është gjëja më e bukur sesa të udhëtosh në hapësirë dhe kohë?

 26551355_10156834355793765_553147181_n.jpg

Belgjika

Belgjika është shumë afër. Mund të thuhet se klima nuk është ndër më të mirat por, arti, gastronomia, cokollatat, muzetë dhe muzika të bëjnë të harrosh gjithcka. Dhe kjo duhet të mjaftojë.

 26234917_10156834355818765_1211272727_n.jpg

 

9)         Republika Çeke

Nuk ju mjafton Praga për të lënë gjithcka dhe të nisni udhëtimin? Praga tashmë është një ndër kryeqytetet evropiane më të dashura të këtyre viteve por edhe më të vizituara. Por Republika Ceke është më shumë se kaq: vizitoni Boemia dhe Moravia, kështjellat e tyre do t’ju lënë pa fjalë.

 26553451_10156834355823765_319195897_n.jpg

 

10)       Jordania

Qyteti antic i Petras është një nga sitet historike më të cmuar në botë por nuk është sigurisht e vetmja arsye për t’ju cuar në Jordani. Eshtë edhe Deti i Vdekur, qendra urbane e Aman dhe peizazhet e egra të Wadi. 

26240975_10156834355813765_1440869660_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073051452636719
array(1) { ["section"]=> string(82) "10-shtetet-qe-duhen-vizituar-patjeter-kete-vit-mes-tyre-edhe-shqiperia-foto-105276" }