10 vendet me median më të kufizuar në botë

Publikuar tek: bota, më 18:45 21-04-2015 10 vendet me median më të kufizuar në botë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka radhitur dhjetë vendet me kufizimet më të mëdha të mediave. Në listë përfshihen Kina, Eritrea, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Irani,  Etiopia, Azerbajxhani, Vietnami, Birmania dhe Kuba, vende në të cilat mediat shtetërore shpesh janë i vetmi burim informacioni.

Në raportin e publikuar nga Zëri i Amerikës theksohet se këto vende kërcënojnë dhe burgosin gazetarët si dhe censurojnë internetin për t’u mbyllur atyre gojën. Kina zë vendin e parë për burgosjet me 44 gazetarë në qeli, ndërsa Irani përdor burgimet arbitrare dhe në masë për t’u mbyllur gojën disidentëve ose për t'i detyruar ata të largohen.

Courtney Radsch e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se vetëm këtë vit janë burgosur 200 gazetarë.  “Tre vitet e fundit kanë qënë më të rrezikshmet ndonjëherë për gazetarët, me vrasje dhe burgime rekord. Më shumë se 400 gazetarë janë detyruar të braktisin vendet e tyre gjatë pesë viteve të fundit.” 

Censura në internet është një armë e rëndësishme për shtypjen e kritikave. Në Korenë e Veriut vetëm elita politike ka internet. Në Kubë, blogerët mund të postojnë vetëm nga ambasadat e huaja ose hotelet për të patur një lidhje të pafiltruar, ndwrsa Kina bllokon median sociale dhe kritikat për 642 milion përdorues të internetit. Pranvera Arabe  bëri që Eritrea të ndryshonte planet për internet mobil për shtetasit e vet. Që nga Pranvera Arabe, Arabia Saudite ka hartuar ligje që nuk lejojnë publikimin e materialeve të cilat bien ndesh me Sheriatin apo me rendin publik.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12156200408936
array(1) { ["section"]=> string(47) "10-vendet-me-median-me-te-kufizuar-ne-bote-9358" }