Sot më 21 Janar, bëhen 10 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda që kanë tronditur shoqërinë shqiptare. 4 protestues dhe mbështetës të Partisë Socialiste u qëlluan për vdekje nga Grada e Republikës, përpara Kryeministrisë.
Kryeministri Rama ndryshe nga çdo herë kur kujton ngjarje të rëndësishme dhe iu bën homazh, këtë herë nuk ka shkruar për 21 Janarin, por ka shpërndarë një video-meshazh për fermërët, për naftën pa akcizë.
“Mirëmëngjes, dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë...”, shkruan kryeministri Rama.
Ndoshta, kjo video është shpërndarë nga stafi i kryeministrit, pasi çdo mëngjes reklamohen punët e qeverisë.