Sot do të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë organizatës së Atlantikut Verior, kjo me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë NATO.
Në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në kryeqytet do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë. Është bërë me dije se prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.